LAJMI I FUNDIT:

Hera e parë, SHBA-ja akuzon katër ushtarë rusë për krime lufte në Ukrainë

Hera e parë, SHBA-ja akuzon katër ushtarë rusë për krime lufte në Ukrainë
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar katër ushtarë rusë për krime lufte kundër një shtetasi amerikan.

Kjo është hera e parë që departamenti amerikan i drejtësisë ka ngritur akuza në bazë të statutit të krimeve të luftës të SHBA-së kundër individëve ushtarakë të lidhur me Rusinë.

Burrat akuzohen se vitin e kaluar kanë rrëmbyer viktimën nga shtëpia e tij në një fshat ukrainas, raporton skynews.


Ambasadorja e Ukrainës tregon arsyet pse Zelensky nuk iu drejtua Kongresit amerikan
Lexo po ashtu Ambasadorja e Ukrainës tregon arsyet pse Zelensky nuk iu drejtua Kongresit amerikan

Amerikani u rrah dhe u mor në pyetje ndërsa u mbajt dhjetë ditë në një kompleks ushtarak rus, përpara se të evakuohej përfundimisht, thanë autoritetet amerikane.

Burrat dyshohet se kanë kërcënuar gjithashtu se do ta vrisnin viktimën gjersa kryen edhe një ekzekutim fiktiv.

Aktakuza identifikoi dy prej burrave si Suren Seiranovich Mkrtchyan dhe Dmitry Budnik ndërsa dha vetëm emrat e dy të tjerëve – Valerii dhe Nazar. /Telegrafi/