Ndeshja në Vushtrri kaloi me shumë tensione dhe telashe për gjyqtarë, kështu që nga personat zyrtarë dhe përfaqësuesit e klubeve të Kosovës e Prishtinës, kërkohet deklarata plotësuese. Sa i përket ndeshjes në Pejë, Besa Famiglia – Vëllaznimi, kërkohet deklaratë plotësuese lidhur me konstatimin e kontrollorit Vitaku për fillimin e ndeshjes para kohës së caktuar, si dhe të zgjatjes së kohës efektive të ndeshjes. Telashe për gjyqtarët kishte edhe në ndeshjen Llapi – Kastrioti.

Hendbollisti i Kastriotit, Granit Sahiti, dënohet me një ndeshje moslojë dhe 50 euro, pasi që ishte përjashtuar me 2 minuta ishte sjellë në mënyrë josportive, e gjyqtari e kishte përjashtuar nga loja kur zhvillohej minuta e fundit e ndeshjes.


Ngjashëm është dënuar edhe përfaqësuesi i KH Kastriotit, Nijazi Behluli, i cili pasi është ndëshkuar me vërejtje nga gjyqtari, nuk është pajtuar dhe është sjellë në mënyrë josportive për çka është përjashtuar nga loja. /Zëri/Telegrafi/ 

telegrafi sport app