LAJMI I FUNDIT:

​Hemodializa në Klinikën e Pediatrisë në QKUK është zgjeruar

​Hemodializa në Klinikën e Pediatrisë në QKUK është zgjeruar

Është zgjeruar Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. Sipas SHSKUK-së, Shërbimi i Hemodializës është aktivizuar falë ndihmës së një donatori. Shërbim ky i cili deri më tani është kryer në hapësirën e veçantë pranë Repartit të Nefrologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

“Është zgjeruar Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në Repartin e Kujdesit Intensiv të Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është aktivizuar Shërbimi i Hemodializës, kjo falë ndihmës së një donatori. Shërbim ky i cili deri më tani është kryer në hapësirën e veçantë pran Repartit të Nefrologjisë në Klinikën e Pediatrisë. Tani e tutje, pacientët do të kenë mundësinë të kryejnë shërbimin e hemodializës edhe në Repartin e Kujdesit Intensiv në këtë klinikë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Në njoftim thuhet se aktualisht ne repartin e Kujdesit Intensiv është duke u trajtuar 1 pacient.

“Po ashtu, nga i njëjti donator është siguruar Komora, e cila shërben për përgatitjen e kimioterapisë, në mënyrë që terapia të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt. Pra është bërë zgjerimi edhe i shërbimit për përgatitjen e kimioterapisë në kuadër të hapësirës tek Ambulanta Specialistike të Klinikës së Pediatrisë. Kjo do jetë në shërbim të pacientëve të cilët marrin kemioterapi përmes ambulantave specialistike. Pajisja e Komoras, ofron një siguri të lartë si për pacientin, poashtu edhe për personelin shëndetësor”,thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori