LAJMI I FUNDIT:

“Help Kosovo” ndihmon Qendrën Korrektuese në Lipjan, me pajisje teknologjike

“Help Kosovo” ndihmon Qendrën Korrektuese në Lipjan, me pajisje teknologjike

Organizata gjermane “Help Kosovo”, sot ka ndihmuar Qendrën Korrektuese Edukative në Lipjan, me pajisje teknologjike, në mënyrë që fëmijët që janë aty të kenë mundësi të punojnë në fushën e teknologjisë.

Kjo organizatë deri më tani – në kuadër të aktivitetit të saj – ka ndihmuar 850 biznese të vogla, në 17 komuna të Kosovës, ku si synim ka mbështetjen e bizneseve të vogla në Kosovë.


Vitin tjetër pritet të ndihmohen Suhareka, Istogu, Mitrovica e jugut, Mitrovica e veriut, Shtërpca dhe Lipjani.

Qëllim i ndihmës për qendrën korrektuese dhe ndihma ofrimi i trajnimeve, do tu mundësonte një punësim të lehtë për të ardhmen dhe do t’i largonte nga rrugët e këqija, pjesëtarët e kësaj qendre./Telegrafi/