LAJMI I FUNDIT:

Helmimi i qytetarëve në Kaçanik, Ministria e Shëndetësisë: Analizat tregojnë se uji nuk është i pijshëm

Helmimi i qytetarëve në Kaçanik, Ministria e Shëndetësisë: Analizat tregojnë se uji nuk është i pijshëm

Mostrat e marra të ujit nga rajoni i Kaçanikut kanë treguar se nuk i plotësojnë standardet e ujit të pijshëm, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë, pak ditë pasi rreth 200 qytetarë të fshatrave të Kaçanikut kërkuan ndihmë mjekësore me simptoma të njëjta.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se menjëherë pas pranimit të informatës së parë për shtim të numrit të rasteve të raportuara me barkqitje dhe të vjella në Komunën e Kaçanikut, në terren ka dalur ekipi nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Ferizaj (dega regjionale e IKShKP në Ferizaj) dhe ka marrë mostrat e ujit në lokalitetet ku ka pasur raste të raportuara.


Sipas MSh, nga data 5 korrik 2022 deri më sot në QKMF Kaçanik kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej 192 qytetarë, prej të cilëve shumica janë me simptoma të njëjta si: temperaturë, ethe, barkqitje, vjellje, mundim.

“Lajmi i mirë është fakti se të gjithë qytetarët e trajtuar janë në gjendje të përmirësuar shëndetësore, pa asnjë referim për hospitalizim”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Dyshimet për helmim në Kaçanik nga uji i pijshëm, komuna në pritje të rezultateve
Lexo po ashtu Dyshimet për helmim në Kaçanik nga uji i pijshëm, komuna në pritje të rezultateve

Më tej thuhet se “nga mostrat e ujit të marra, analizat bakteriologjike kanë treguar se këto mostra të ujit nuk i plotësojnë standardet e ujit të pijshëm”.

Rekomandimet e IKShKP janë si në vijim:

1. Raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshimta në helmim, sipas legjislacionit në fuqi, përkatësisht Ligjit për Parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë (LNR: 02/L-109),

2. Të vazhdohet me informim të qytetarëve për vlimin e ujit, i cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose te shfrytëzohen resurset e tjera që kanë ujë të sigurt,

3. Të instalohet klorinatori në rezervuarin kryesor,

4. Të monitorohet cilësia e ujit, të vazhdohet me mostrim për analiza laboratorike-bakteriologjike dhe vlera e klorit (Cl) rezidual,

5. Marrja e të gjitha masave për njoftim dhe vetëdijesim të qytetarëve për situatën e krijuar,

6. Si rekomandim kryesor ky sistem të sanohet dhe të futet nën menaxhimin e KRU “Bifurkacioni“.

Ministria e Shëndetësisë do ta përcjellë me vëmendje situatën dhe bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucionet e tjera relevante për hulumtimin e mëtutjeshëm të rastit.

“Ndërkohë, deri në sanimin dhe eliminimin e të gjitha problemeve me ujin, u bëhet thirrje qytetarëve të Komunës së Kaçanikut që si masë preventive të vlojnë ujin, i cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose të shfrytëzohen resurset e tjera që kanë ujë të sigurt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori