LAJMI I FUNDIT:

Helmetë për macen që vozitet në motoçikletë (Video)

Helmetë për macen që vozitet në motoçikletë (Video)

Në Korat të Tajlandës, është filmuar një mace me helmetë që qëndronte në ulësen e pasme të motoçikletës që vozitej nga pronari saj.

Videoja e kafshës që qëndronte e qetë, derisa ishte në trafik të ngjeshur, është shpërndarë në rrjetet sociale duke marrë shumë pëlqime, transmeton Telegrafi.


“Kur dëshiron të shëtitësh një mace, kujdesu që t’i vendosësh edhe helmetë për siguri” është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Megjithatë, ky veprim nuk iu ka pëlqyer forcave të rendit, që e kanë konsideruar veprim të rrezikshëm, sepse është i ndaluar transporti i tillë i kafshëve. /Telegrafi/