LAJMI I FUNDIT:

Helikopteri rrëzohet në një zonë të banuar në Kinë, pesë të vdekur

Helikopteri rrëzohet në një zonë të banuar në Kinë, pesë të vdekur

Pesë persona kanë gjetur vdekjen pas një rrëzimi të një helikopteri gjatë një operacioni të reshjeve artificiale në Ji’an, Provinca Jiangxi në Kinën Lindore të hënën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri B-10GD, i Beidahuang General Aviation Company, u rrëzua në qarkun Ji’an të hënën pasdite, sipas Byrosë Provinciale të Meteorologjisë Jiangxi.


Siç u informua më tej, pesë personat e gjendur në helikopter kishin vdekur.

Veç kësaj, thuhet se tri në fshat u dëmtuan dhe një fshatar u dërgua në spital me lëndime të lehta.

Autoritetet lokale organizuan një ekip të përgjigjeve të para që mbërritën në vend dhe shuan zjarrin.

Shkaku i aksidentit është ende nën hetim. /Telegrafi/