LAJMI I FUNDIT:

Helikopterët ukrainas godasin pozicionet e ushtrisë ruse, publikohen pamjet nga kabinat e fluturakeve

Helikopterët ukrainas godasin pozicionet e ushtrisë ruse, publikohen pamjet nga kabinat e fluturakeve

Forcat ajrore të ushtrisë ukrainase kanë realizuar një operacion në lindje të Ukrainës, ku kanë goditur me helikopterë luftarakë pozicionet e ushtrisë ruse.

Një video e filmuar nga kabinat e helikopterëve, shfaqen fluturaket që ngritën në qiell dhe pas fluturimit dhe arritjes në destinacion, fillojnë të shkrepin raketa mbi pozicionet e ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.

Sulme të ngjashme me helikopter ukrainasit i kanë realizuar shumë muajve të fundit, duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.


"Kamionë me arkivole për ushtarët rusë" shihen në qytetin ukrainas Khrustalnyi
Lexo po ashtu "Kamionë me arkivole për ushtarët rusë" shihen në qytetin ukrainas Khrustalnyi

E Kievi ka njoftuar sot se ka arritur të rrëzojë dy helikopterë të ushtrisë ruse, duke mos specifikuar lokacionin se ku ka ndodhur saktë kjo.

Ndryshe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka filluar sot me shkarkimin e zyrtarëve të lartë shtetëror, pas akuzave se ka pasur skandale me keqpërdorim fondesh për rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike.

Kjo mund të alarmojë edhe vendet perëndimore që kanë ndarë mjete të mëdha financiare për Ukrainën, dhe të nxit dilema nëse paratë e dhëna kanë përfunduar në duart e duhura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori