Pas pakos së fundit të lansuar me minuta dhe SMS pa limit, platforma më e madhe për të rinj në vend ka prezantuar pakot e reja me telefona të mençur. Të rinjtë tani kanë mundësi të blejnë telefona të mençur për aq pak sa vetëm pesë euro në muaj.

Me ofertën më të re, Hej – si komuniteti më i madh i të rinjve në Kosovë synon që t’ia mundësojë secilit të ri të ketë telefon të mençur, me çmim të përballueshëm për ta.

Sot, Hej ka prezantuar një ofertë të re e cila ia mundëson çdo anëtari të saj të pajiset me një telefon të mençur, i cili vjen me ndonjërën nga pakot ekzistuese: “Hej mini”, “Hej3000” apo “Hej! Pa limit”. Pagesa e pakove mund të bëhet me këste deri në 12 muaj.

Hej tani ofron telefonin Vivax SMART Fun (S4012) dhe pakon Hej mini e cila përmban 100 minuta, 100 SMS dhe 100MB internet, për vetëm 4.91 euro në muaj. Ndërsa, për anëtarët që duan edhe më shumë komunikim gjatë gjithë muajit, i njëjti telefon ofrohet me pakon Hej3000, për 7.91 euro në muaj, si dhe me pakon Hej! Pa limit për vetëm 8.91 euro në muaj.

Përveç Vivax SMART Fun S4012, të gjithë përdoruesit e Hej mund të zgjedhin edhe modelet tjera të telefonave me karakteristika më të avancuara që po ashtu ofrohen me pako si: Vivax Smart x450 dhe Vivax Fly2, i cili e përkrah rrjetin 4G.

Telefonat mund t’i blejnë me të njëjtat çmime edhe ata që ende nuk janë përdorues të Hej, me ç’rast marrin edhe numrin Hej bashkë me njërën nga pakot të aktivizuar.

Së fundmi, Hej ka sjellë edhe ofertën më të re të tyre për komunikim pa limit “Hej! Pa limit”, ku për vetëm 5 euro në muaj, përdoruesi merr pa kufi minuta dhe SMS, si dhe 1 GB internet.

Hej është komuniteti më i madh i komunikimit për të rinj, i cili mision kryesor e ka argëtimin dhe komunikimin e plotë për të gjithë të rinjtë në Kosovë. /Telegrafi/

Hej Vivax