LAJMI I FUNDIT:

“Hej, ja ku jam, qëllo këtu!”, gazetari çek konsiderohet “hero” pasi u mundua të shpërqendrojë sulmuesin në Pragë

“Hej, ja ku jam, qëllo këtu!”, gazetari çek konsiderohet “hero” pasi u mundua të shpërqendrojë sulmuesin në Pragë

Një gazetar çek po vlerësohet për veprimin e tij të guximshëm në sulmin e së enjtes në Pragë, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën 25 të tjerë në objektin universitar nga një person i armatosur.

Për ta shpërqendruar sulmuesin, gazetari çek i kërkoi të qëllonte drejt tij, për të ndihmuar njerëzit e tjerë që të largoheshin sa më shpejt nga objekti, transmeton Telegrafi.


“Hej, ja ku jam, qëllo këtu!”, bërtiti gazetari në drejtim të tij, derisa një video e cila po përhapet gjerësisht në rrjetin social X, duket se vërteton këtë skenë, nga ku sulmuesi qëndronte në ballkon dhe po qëllonte pa pushim.

Sulmi kishte ndodhur në objektin e Fakultit të Arteve në Universitetin Charles, dhe sulmuesi besohet se vrau veten kur u rrethua nga autoritetet.

Jiri Forman, i cili punon për një medium të vogël i fokusuar në siguri, tha se kishte përvojë në zona lufte, dhe deklaroi se i është shmangur zjarrit, ku i armatosuri qëndronte në një ballkon në katin e fundit të objektit universitar.

Pamje të reja të sulmit në Pragë - sulmuesi u sistemua në ballkonin e objektit me pushkën e tij të gjatë dhe gjuante pa pushim
Lexo po ashtu Pamje të reja të sulmit në Pragë - sulmuesi u sistemua në ballkonin e objektit me pushkën e tij të gjatë dhe gjuante pa pushim

Derisa rrinte pas një qosheje në një shesh më poshtë, gazetari vazhdoi t’u jepte informacione policëve jashtë dhe i kërkoi policëve të qëllonin, derisa filmonte vazhdimisht me telefonin e tij.

I pyetur nga një oficer se çfarë po bënte, Forman dëgjohet duke thënë: “Që të mos qëllojë mbi njerëzit, çfarë mendoni se po bëj, ka njerëz aty”.

Veprimet e tij u pritën me lavdërime në mediat çeke, por Forman hodhi poshtë sugjerimet se ai ishte një hero.

“Aty ku qëndorva ishte vend i sigurt, askush nuk ishte aty dhe e dija se mund të fshihesha”, tha ai për Reuters.

I dyshuari për vrasjet në Pragë kishte një armë me vlerë 8000 euro, eksperti çek: Ai nuk kishte nevojë për ndonjë trajnim të veçantë për të
Lexo po ashtu I dyshuari për vrasjet në Pragë kishte një armë me vlerë 8000 euro, eksperti çek: Ai nuk kishte nevojë për ndonjë trajnim të veçantë për të

“Dhe nëse ai qëllon në drejtimin tim, nuk do të qëllonte tek njerëzit që ikin, ata do të kenë një shans për t’u fshehur. Unë i bërtita dhe ai filloi të qëllonte në drejtimin tim”.

Sulmuesi përfundimisht hodhi pushkën dhe policia tha se kjo i lejoi oficerët t’i afroheshin aty brenda objektit, duke bërë që sulmuesi ta qëllonte veten.

“Oficerët besoj se qëlluan tre herë tek sulmuesi. Mendoj se kjo e hodhi atë jashtë ekuilibrit. Pastaj ai gjithashtu dëgjoi se policia po afrohet nga brenda, kështu që ai qëlloi veten”, deklaroi Forman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori