LAJMI I FUNDIT:

Heidi Klum tregon atributet e saj duke pozuar me bikini ‘miniaturë’

Heidi Klum tregon atributet e saj duke pozuar me bikini ‘miniaturë’
(Foto: Instagram/heidiklum)

Heidi Klum ka udhëtuar drejt Italisë dhe ka gëzuar fansat duke publikuar fotografi, ku shfaqet me bikini në miniaturë.

Ndryshe nga shumë të famshme, ajo është fotografuar në një version krejtësisht natyral pa grim. Modelja qe disa ditë po i shijon pushimet me bashkëshortin Tom Kaulitz.


50-vjeçarja Heidi Klum shfaq linjat e tonifikuara në bikini, teksa shijon pushimet me bashkëshortin 33 vjeç Tom Kaulitz
Lexo po ashtu 50-vjeçarja Heidi Klum shfaq linjat e tonifikuara në bikini, teksa shijon pushimet me bashkëshortin 33 vjeç Tom Kaulitz

Fotografët së fundmi e kanë kapur atë teksa përkëdhelte barkun e saj, kështu që filluan të përhapen thashethemet se çifti mund të ishte në pritje të një fëmije.

(Foto: Instagram/heidiklum)

Bukuroshja nuk është e panjohur për publikimet provokuese. Në një nga edicionet e fundit, kishte pozuar e zhveshur me Tomin për të festuar përvjetorin e katërt të martesës.

Përveç kësaj, në njoftimin e emisionit “Germany’s Next Top Model”, kishte veshur një fustan që i ngjante më shumë shallit dhe mezi ia mbulonte trupin.

Heidi dhe vajza e saj shfaqen në një tjetër fushatë reklamuese me të brendshme
Lexo po ashtu Heidi dhe vajza e saj shfaqen në një tjetër fushatë reklamuese me të brendshme

Heidi është kritikuar disa herë pasi kishte pozuar me vajzën 18 vjeçare, Leni, me të brendshme. Fushata e modës u karakterizua si mjaft shqetësuese dhe disa e akuzuan modelen për shfrytëzim të vajzës së saj. /Telegrafi/