LAJMI I FUNDIT:

Heidi dhe vajza e saj shfaqen në një tjetër fushatë reklamuese me të brendshme

Heidi dhe vajza e saj shfaqen në një tjetër fushatë reklamuese me të brendshme
(Foto: Instagram/heidiklum)

Heidi Klum dhe vajza e saj 18-vjeçare, Leni, kanë pozuar sërish me të brendshme për fushatën e re të markës Intimissimi.

Supermodelja e famshme ka shkaktuar një stuhi me fotografitë e reja të të brendshmeve së bashku me vajzën e saj, pasi së fundmi ata mbrojtën një fushatë të diskutueshme të të brendshmeve.


Pozat pa të brendshme të vajzës së Heidi Klum nxitin kritika të reja për ‘fotografi të papërshtatshme’
Lexo po ashtu Pozat pa të brendshme të vajzës së Heidi Klum nxitin kritika të reja për ‘fotografi të papërshtatshme’

49-vjeçarja tregoi figurën e saj mahnitëse teksa realizoi një sërë pozash së bashku me vajzën 18 vjeçare, e cila është gjithashtu në xhirimin e të brendshmeve.

(Foto: Instagram/heidiklum)

Ato morën pjesë në fushatën e fundit të Intimissimi, të cilën Heidi e promovoi në Instagram të martën. Fushata u projektua nga stilisti gjerman, Thomas Hayo.

Përkundër kritikave për fushatën e fundit, Heidi Klum ka pozuar sërish bashkë me vajzën me të brendshme
Lexo po ashtu Përkundër kritikave për fushatën e fundit, Heidi Klum ka pozuar sërish bashkë me vajzën me të brendshme

Fushata e tyre e fundit vjen përkundër kritikave të shumta pasi pozuan së bashku me të brendshme në një sesion fotografik të mëparshëm vitin e kaluar.

(Foto: Instagram/heidiklum)

Babai biologjik i Lenit është biznesmeni Flavio Briatore. Megjithatë, këngëtari Seal e adoptoi ligjërisht pasi u martua me Heidin në vitin 2009. Vajza së fundmi ka vendosur të merret me modë dhe t’i ndjekë hapat e nënës së saj. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/heidiklum)