Heidi Klum paralajmëron këngën e re me Diplo duke dalë pa bluzë në një video provokuese

Supermodelja 52-vjeçare Heidi Klum ka zgjedhur një mënyrë tërheqëse për të paralajmëruar këngën e saj të re “Red Eye” në bashkëpunim me Diplo.
Në një postim në Instagram, ajo ndau një fragment prapa skenave, duke shfaqur dekoltenë nudo nën një pallto të gjatë me push, të kombinuar me pantallona të ngushta dhe çizme deri në gju ngjyrë nudo.
Video e shkurtër tregon Klum në një peizazh shkretëtire gjatë perëndimit të diellit, teksa shikon drejt kamerës, shkruan DailyMail.

Ajo paralajmëroi publikimin e këngës më 13 shkurt për sezonin e 21-të të “Germany’s Next Topmodel”, ku është prezantuese dhe gjyqtare që nga viti 2006.
Klum ka përvojë edhe në industrinë e muzikës, duke publikuar më parë këngë si “Sunglasses At Night” me Tiësto dhe “Chai Tea With Heidi” me Snoop Dogg.

Ajo ka deklaruar për Billboard se gjithmonë ka dashur të jetë kreative dhe se muzika ka qenë gjithmonë pjesë e pasionit të saj.
Modelja dhe nëna e katër fëmijëve tha se mosha nuk e ndalon të ndjekë pasionet e saj: “Nuk kam turp për trupin tim apo moshën. Të gjithë duhet të bëjnë atë që duan. Më pëlqen të jem seksi – edhe tani, në moshën 52 vjeç”. /Telegrafi/































































