LAJMI I FUNDIT:

Hedhet poshtë kallëzimi penal ndaj ish-shefit të AKI-së

Hedhet poshtë kallëzimi penal ndaj ish-shefit të AKI-së

Prokuroria Themelore  e Prishtinës, ka nxjerrë aktvendim për hudhjen e kallëzimit penal ndaj ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, me arsyetimin se nuk ka gjetur elemente të veprës penale.

Hetimet kishin filluar  me pretendimin se Agron Selimaj dhe katër zyrtarëve tjerë se kanë kryer disa vepra penale, ndër to keqpërdorim të detyrës dhe cenim të së drejtës së punësimit.


Por për çka hetohej Selimaj?

Para nëntë muajve Prokurorinë Themelore të Prishtinës, pati nisur hetimet ndaj ish-shefit të Agjencisë, Agron Selimajn, inspektorin e përgjithshëm të AKI-së, Shkelzen Sopjanin, zëvendësdrejtorin e AKI-së, Latif Merovcin, drejtorin e Departamentit të Inspektimeve, Gazmend Isufin, dhe drejtorin e departamentit të mbikëqyrjes teknike, Selami Hashanin.

Mes veprave që dyshohet se kanë kryer ata, është edhe një tender i dyshimtë për firmën e djemve të ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Hetimet patën nisur nga prokurori i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Arian Gashi bazuar në një kallëzim penal që ka bërë Naim Ibrahimaj, ish-shef i Departamentit të auditimit në AKI.

Hetime në AKI-dyshime për korrupsion, shantazh, përgjime të paligjshme, ushtrim ndikimi (Dokument)
Lexo po ashtu Hetime në AKI-dyshime për korrupsion, shantazh, përgjime të paligjshme, ushtrim ndikimi (Dokument)

Në dosjen hetimore si dhe një shkresë të prokurorit, Arian Gashi drejtuar Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së zbulohej hetimi i Prokurorisë kundër krerëve të AKI-së, shkruan Insajderi.

Në të përmenden detaje se si AKI në mënyrë të kundërligjshme e ka përgjuar dhe vëzhguar Ibrahimajn dhe dy kolegët e saj, Zana Uka dhe Bekim Rerxhepi.

Ibrahimaj pretendonte se shefat e Agjencisë së Inteligjencës i kanë bërë presion me qëllim që ai mos t’i përmend në raport të auditimit keqpërdorimet financiare. Ai po pretendon gjithashtu se krerët e AKI-së me qëllim të shantazhimit e kanë akuzuar atë se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vartëse të tij.

Mirëpo, të dy ata kanë kërkuar sqarime dhe kanë ngritur padi për këtë akuzë të cilën e kanë cilësuar si shantazhuese.

Në janar të vitit të kaluar, Insajderi kishte raportuar për keqpërdorimet e shumta në AKI. Mes rasteve më të mëdha ishte një tender i paligjshëm për kompaninë “Makcar”.

Institucioni që kishte varësi nga ish-kryeministri, Isa Mustafa dyshohej se kishte kurdisur një tender për djemtë e tij, Besnikun dhe Arbenin. Bëhej fjalë për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, që ia ka dhënë tenderin kompanisë, “Makcar”, në pronësi të djemve të Mustafës, për riparimin e një veturë të blinduar BMË X5. Tenderin për këtë veturë djemve të Mustafës, ia kishte dhënë edhe Zyra e Kryeministrit. Disa muaj më vonë, vetura i është dhënë në shfrytëzim AKI-së. Ky institucion ia kishte dhënë tenderin kompanisë për defektin e njëjtë të veturës së njëjtë, por me çmim katërfish më të lartë.

Kompania e udhëhequr nga djali i Mustafës, Besniku, në tetor të vitit 2015 kishte fituar sërish tenderin për riparimin e veturës së njëjtë, BMW X5.

Kjo veturë pas anulimit të tenderit nga Zyra e Kryeministrit, i është dhënë në shfrytëzim Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, një institucion në vartësi të kryeministrit Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori