Pas raportimeve të qytetarëve për hedhje të mbeturinave në lumin “Silnica”, Inspektorati i Komunës së Vushtrrisë ka dalë në vend të ngjarjes, ka konstatuar gjendjen dhe e kanë identifikuar personin që ka hedhur mbeturinat në lumin “Silnica”.

Inspektorati i Komunës i ka shqiptuar këtij shkelësi të ligjit gjobë prej 500€ si dhe e ka iniciuar rastin në Policinë e Kosovës.

Komuna e Vushtrrisë nëpërmjet një komunikate ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe raportin të rastit.

Komuna  ka bërë apel për qytetarët që ta ruajnë ambientin dhe mos të shkelni ligjin.

“Nuk do të tolerojmë askënd që të rrënojë përparimet e mëdha që Komuna e Vushtrrisë ka bërë në mbrojtje të ambientit”, thuhet në komunikatë.