Eddie Hearn beson se Derek Chisora mund të mposhtë Deontay Wilderin, por vetëm nëse duelin zgjatë më shumë se katër runde.

Chisora u mund nga Joseph Parker me pikë të shtunën, por Hearn ka besim të madh në britanikun.


Edhe pse është mposhtur në tre duele, Del Boy nuk po e mendon pensionimin nga boksi.

DillianWhitet

Hearn ka thënë se 12 humbjet e Chisoras kanë ardhur nga top boksierë, përfshirë këtu emra si Tyson Fury, Oleksandr Usyk dhe Dillian Whyte.

Pas ndeshjes së Chisoras me Parker, Hearn tha për mediat: “Të gjitha humbjet e Chisoras kanë ardhur në nivel elitar dhe Wilder është në nivel elitar. Dëgjo, Chisora ​​mund ta mposht Wilderin. Nëse e godet fuqishëm në të”.

wilder4

“Unë po ju them çfarë, nëse lufta kalon katër raunde, Chisora ​​e fiton atë luftë. Por, ai duhet të kalojë katër raunde dhe kjo do të jetë vërtet e rrezikshme kundër dikujt që godet aq fort sa Wilder”, ka shtuar më tej ai.

Kjo është një deklarate e madhe nga Hearn, por mbetet të shihet nëse Wilder e pranon duelin me Chisoran. /Telegrafi/

telegrafi sport app