LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Zgjedhjet janë opsion real

Haziri: Zgjedhjet janë opsion real

Nënkryetari i LDK-së, Lutf Haziri ka thënë se vija e kuqe LDK-ja i kishte vendosur ndaj PDK-së në zgjedhjet e kaluara, respektivisht ndaj Kadri Veselit, pasi që ai ishte kryetar i koalicionit të kaluar qeverisës.

“S’duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato si debat i brendshëm dhe kështu ka ndodhur, pra kemi pasur vija të kuqe për PDK-në”, ka thënë Haziri në RTK.


Duke komentuar deklaratën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili e quajtur “qeveri të lodhtë” qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti, tha se është qeverisje e butë.

“Nuk është qeveri e lodhtë, por qeverisje e butë. Qeverisje e butë është kulturë e LDK-së”, ka thënë Haziri.

Duke folur për qeverisjen aktuale, ai tha se është qeverisje që po vazhdon, por la dyshime se kjo qeveri është stabile.

“Nëse dëshirojmë të kalojmë zgjedhjen e presidentit dhe aktakuzat, atëherë Kosova ka nevojë për stabilitet si oksigjeni. Ne e kemi ofruar vetën për stabilitet, nëse nuk dëshirojnë të tjerët, atëherë opsion janë zgjedhjet. Nëse nuk dëshirojnë stabilitet përmes dialogut politik, atëherë opsioni i zgjedhjeve nuk përjashtohet. Presidenti do të zgjidhet pas zgjedhjeve”, ka thënë Haziri.

Për t’iu rikthyer edhe një herë vijave të kuqe, Haziri tha se partia më e izoluar para zgjedhjeve ishte PDK-ja, kurse pas zgjedhjeve të 6 tetorit partia më e izoluar është Vetëvendosje. “Është VV-ja pasi që askush s’dëshiron të hyjë në qeverisje me ta”, ka thënë ai

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori