LAJMI I FUNDIT:

Haziri tregon prapaskenat e bisedave mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit që zhbllokuan koalicionin LVV-LDK

Haziri tregon prapaskenat e bisedave mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit që zhbllokuan koalicionin LVV-LDK

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se LDK dhe LVV kanë pasur mosbesime të mëdha derisa kanë arrituar marrëveshje për koalicion qeverisës.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se pika e kthesës në raportet LDK-LVV ka qenë ofrimi i Vjosa Osmanit për mandat njëvjeçar në krye të Kuvendit.


Ai ka thënë se në takimin që kanë qenë bashkë me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin me përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Vjosa u ka bërë premtim se asnjë ditë nuk do të kalonte si kryetare e Kuvendit më shumë se me marrëveshje.

“Albini atëherë ka reagua duke i thënë Vjosës se “ne nuk të djegim dhe ofrojmë mandat katërvjeçar në krye të Kuvendit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haziri thotë se paraprakisht në LDK Vjosa ishte parashikuar që të merr pozitën më të lartë në qeveri që do të kishte LDK-ja.

I pari i Gjilanit thotë se nga Vetëvendosje ka pasur mosbesim dhe “ata nuk kanë qenë të bindur se ne jëmi të gatshëm për qeverisje me ta”.

Haziri: Në LDK askush nuk ka dyshim se Isa Mustafa është kandidati për President
Lexo po ashtu Haziri: Në LDK askush nuk ka dyshim se Isa Mustafa është kandidati për President

Nënkryetari i LDK-së thotë se edhe për Vetëvendosjen nuk ka qenë e lehtë t’i ndryshojnë qëndrimet për të shkuar ne koalicion me LDK-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori