Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur në lidhje me konfliktin verbal me bashkëpartiaken e tij, Vjosa Osmanin.
Ai ka thënë se deklarimet e tij ndaj Osmanit kanë të bëjnë krejtësisht me angazhimet politike të cilat i përcakton edhe rregullorja e Lidhjes Demokratike, por asgjë s’ka të bëjë me ndonjë përçarje mes vete.
“Respektoj angazhimin politik të Vjosës dhe gjithë deputetëve të tjerë. Nuk ka të bëjë asgjë në lidhje me të, është thjesht angazhim politik. Është deklaratë krejt ndryshe prej të tjerave. Ky është komunikim i yni i hapur. Proceset politike në kuadër të saj i rregullon edhe statusi i LDK-së”, ka thënë Haziri në Info Magazine të Klan Kosovës.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar edhe çështjen e kritikave dhe akuzave që po bëhen në drejtim të Presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka theksuar se është bërë trend në skenën politike që të ketë fyerje në drejtim të Presidentit, njofton Klan Kosova.
“Sot në Prishtinë atmosfera politike është e përçarë – jo për shkak të Preshevës, por për shkak të Hashim Thaçit. Ata nuk po duan që Presidenti Thaçi ta udhëheq dialogun, por kjo mund të sjellë viktimë vullnetin e 100 mijë shqiptarëve”.
“E përkrahim vendimin e shumicës për çështjen e Luginës. Mua më pëlqen vendimi, por duhet të mësohemi të mbështesim këtë rrugëtim”.
”Nëse është vetëm mjegull politike, vërtet është e pandershme që gjithë këtë proces ta bëjmë kaq të madh, sepse bëhet fjalë për ëndrrat e shqiptarëve të cilët kanë luftuar… Por, në ditët e sotme në skenën politike është bërë popullore ‘me e sha’ Thaçin”, ka thënë Haziri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre