Haziri refuzon të komentojë emra për president: Spekulative të përmendet familja Jashari

Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me emra konkretë për postin e presidentit, duke e cilësuar si të papërshtatshme dhe spekulative përfshirjen e familjeve të respektuara në debat politik.
Në Debat Plus, analisti Astrit Gashi e ka pyetur Hazirin nëse do ta votonte Vjosa Osmani apo dikë nga familja Jashari për president/e të vendit.
Duke iu përgjigjur pyetjes, Haziri ka thënë se nuk mund të japë një përgjigje.
“Ti po do përgjigje bardh e zi Astrit. Kjo është e pamundshme me thënë a e voton një pjesëtar të një familje të respektuar… nuk është shtruar pyetja drejtë.
Është spekulative me laku emra të respektuar. E aq më pak të familjes Jashari”, ka thënë Haziri.
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































