LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi i kryesisë, Haziri premton rol konstruktiv të LDK-së në zgjedhjen e presidentit

Përfundon takimi i kryesisë, Haziri premton rol konstruktiv të LDK-së në zgjedhjen e presidentit

Kryesia e Lidhjes Demokratike është mbledhur sot për të dalë me një qëndrim lidhur me pozicionin e saj, për zgjedhjen e presidentit të vendit. Pas takimit, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se po bëjnë përpjekje që pjesëmarrja e LDK-së në se në seancën e zgjedhjes së presidentit të jetë në frymën kushtetuese.

Ai ka thënë se nesër do të bisedohet me deputetët e LDK-së për të dalë me një qëndrim.


“Ne do të vazhdojmë diskutimet me deputetët në mënyrë që pjesëmarrja e LDK-së në seancën e zgjedhjes së presidentit të jetë në frymën kushtetuese duke evituar çdo lloj obstruksioni eventual institucional dhe duke krijuar frymë dhe angazhim politik për një stabilitet në këtë vend”, deklaroi Haziri, përcjell Telegrafi.

“LDK do të ketë rol konstruktiv në funksion të stabilitetit në mënyrë që të përmbyllet cikli i zgjedhjes së institucioneve të reja”.

Ai ka thënë se LDK do të punojë që të del unanime me vendimin për pjesëmarrje në votimin e presidentit të ri.

“Nesër do të takohemi me të gjithë deputetët. Do të vazhdojmë diskutimet me deputetët në mënyrë që qëndrimi i LDK-së të jetë në frymë me Kushtetutën”.

Haziri thotë se nuk do të flasin me partitë tjerë për këtë temë e as me Vjosa Osmanin.

“Ne do të punojmë që të dalim unanim në këtë çështje. Nesër do të bisedojmë me deputetët pasi ata kanë edhe përgjegjësi institucionale”.

Haziri thotë se tashmë qëndrimi i LDK-së është i zbardhur për temën e presidentit.

“Procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të mbyllet në afate kushtetuese dhe në frymën kushtetuese”, tha Haziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori