LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Po vazhdojmë me zbatimin e masave strikte kundër COVID-19

Haziri: Po vazhdojmë me zbatimin e masave strikte kundër COVID-19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur në takim të mëngjesit Komitetin e Emergjencave, me pjesëmarrje edhe të Sazan Ibrahimit, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku ka njoftuar se pavarësisht dy rasteve të fundit të lajmëruara me COVID-19, situata është nën kontroll.

“Në Zhegër dhe në Vrapҫiq është mbyllur përfundimisht burimi i infeksionit sepse të gjitha rastet janë shëruar plotësisht. Jam në komunikim me ministrin e Shëndetësisë për lehtësim të masave atje. Edhe në dy raste në Gjilan është mbyllë burimi i infeksionit”, tha Haziri.

“Po vazhdojmë në Lladovë, Malishevë të Epërme dhe në lagjen Arbëria me zbatimin e masave strikte, si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit. Situata është nën kontroll dhe në mbikëqyrje të organeve tona”, tha ai, derisa ka njoftuar se nga dje kanë filluar me gjoba ndaj shkelësve të rregullave.


“Ju lutem që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse nga dje kemi filluar me dënimet mantatore sepse ndaj shkelësve të rregullave nuk ka më tolerancë. Policia e shtetit do të reagojë së bashku me inspekcionin komunal në parandalim, masa dhe instrumente që i aplikojmë në zbatim të ligjit kundër përhapjes së sëmundjeve infektive”, ka thënë Haziri.

Në këtë konferencë, kreu i Gjilanit ka falënderuar Sazan Ibrahimin për mbështetjen dhe koordinimin e punëve me Qeverinë e Kosovës, të cilin e ka nderuar me mirënjohje për mbështetjen e parezervë.

Ndërkaq, Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës e ka falënderuar Hazirin për mirënjohjen, duke thënë se ndihet i privilegjuar.

“Pata nderin dhe kënaqësinë të jem në takimin e shtabit të emnergjencave, ku u njoftova me planin e veprimit sa i përket parandalmit të përhapjes së COVID-19. E rikonfirmoj edhe nga këtu përkrahjen e madhe të Asociacionit ndaj Gjilanit dhe komunave tjera në përballimin e kësaj pandemie”, ka thënë Ibrahimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Lajme
Kalo në kategori