LAJMI I FUNDIT:

Haziri për kufij të 1956-ës

Haziri për kufij të 1956-ës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se problemi mes shqiptarëve dhe serbëve mund të zgjidhet në kthimin e kufijve historikë dhe natyralë të Kosovës që kanë ekzistuar deri në vitin 1956. Asokohe pjesë e Kosovës kanë qenë Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, por jo edhe Leposaviqi me disa fshatra.

Haziri ka thënë për KosovaTimes se kjo mund të realizohet përmes një dialogu paqësor. “Këto vendbanime (Leposaviqi dhe disa fshatra të Zubin Potokut) me popullatë serbë i janë bashkëngjit Kosovës me qëllim të ndryshimit demografik të popullatës”, ka thënë ai.

Haziri, i cili ka qenë pjesë e bisedimeve për statusin e Kosovës dhe anëtarë i dy qeverive të pasluftës, kërkon të mbyllet çështja e kufijve që vazhdon të mbetet e hapur edhe pas shpalljes së pavarësisë.


“Kufijtë e pasluftës së Dytë Botërore janë kufijtë realë të Kosovës historike”, tha ai, duke shtuar se shkëputja e territoreve që kanë qenë pjesë e Kosovës është bërë në kuadër të reformave agrare dhe përmes një referendumi të manipuluar popullor që është organizuar nëpër fshatra. Paralelisht me këtë, është bërë shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi me qëllim të ndryshimit demografik të Kosovës”.

“Është bërë ndryshimi demografik duke dërguar fshatra dhe vendbanime shqiptare nën administrimin e Vranjes si qendër administrative, dhe në anën tjetër duke sjellë serbë nga Kraleva në qendrën administrative të Mitrovicës”, ka thënë Haziri.

Ai konsideron se përmes një dialogu paqësor mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet ridefinimi i kufijve. “Një dialog paqësor i definimit të kufijve që kanë qenë deri në vitin 1956 do t’i zgjidhte problemet etnike dhe territoriale mes serbëve dhe shqiptarëve. Raportin mes Kosovës dhe Serbisë, problemet e komuniteteve apo pakicave nacionale, dhe problemet territoriale”, ka thënë Haziri.

Deputeti Haziri thotë se politika e Kosovës duhet guximshëm të dalë me qëndrim politik që kufijtë që kanë qenë deri në vitin 1956 janë të pranueshëm për shqiptarët dhe i zgjidhin problemet në lindje ose juglindje të Kosovës dhe i mbyllin problemet në veri.

“Së pari Sërbia dhe Kosova e njohin njëra tjetrën me kufijtë ekzistues. Më pas asnjë instancë ndërkombëtare nuk e ndalon ridefinimin e kufijve me marrëveshje. Kjo nuk paraqet ndryshim të kufijve. Me të rëndësishëm se kufijtë janë njerëzit. Një proces dialogu për kufijtë e atëhershëm nuk i bën keq as Kosovës as Serbisë, por përkundrazi, e mbyll problemin e serbëve në veri të Kosovës dhe e mbyll problemin e shqiptarëve në jug të Serbisë”, ka deklaruar Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori