LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Nuk bëhemi pjesë e dialogut, pushteti zgjodhi PSD-në para LDK-së (Video)

Haziri: Nuk bëhemi pjesë e dialogut, pushteti zgjodhi PSD-në para LDK-së (Video)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun, për përfshirjen e LDK-së në dialog, si dhje është përgjigjur në akuzat e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli se LDK është bërë kopje e Vetëvendosjes.

Gjithashtu Haziri i është përgjigjur kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili akuzoi LDK-në se flet me dy zëra sa i përket qëndrimit zyrtar për korrigjimin e kufijve.


Haziri në intervistë, duke folur për mundësinë e përfshirjes së LDK-së në procesin e dialogut, u shpreh se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi sipas tij pushteti e ka zgjedhur ofertën e PSD-së.

Nënkryetari i LDK-së, theksoi se deputetët e kësaj partie “nuk janë as figura dhe as numra”, duke insistuar se dialogu është e vetmja rrugë për marrëveshje me Serbinë.

Lutfi Haziri në një intervistë për Telegrafi.com

“Për LDK-në platforma politike ka qenë në tavolinë, ndërmjet LDK-së dhe PSD-së ata e kanë zgjedhur PSD-në. Nuk ka pasur asnjë lloj përpjekje për përfshirje në dialog, por janë marrë me kalkulime numrash. Deputetët tanë nuk janë as numra e as figura. Natyrisht që ne e kemi dialogun si instrument të vetëm. Kemi ofruar, por platforma jonë nuk është marrë në konsiderim”, u shpreh Lutfi Haziri për Telegrafin.

Ekipin negociator të dialogut, Haziri e cilësoi si “ekipe të substrukturave”.

Ai u shpreh se LDK-ja do të vazhdojë të insistojë në krijimin e një uniteti politik, në lidhje me procesin e dialogut.

“Ne nuk do të jemi pjesë e këtyre substrukturave, por besojmë në përfaqësim institucional dhe marrëveshje politike. Ajo që ne e kemi konfirmu është se do ta ruajmë patneritetin me Amerikën, raportet e veçanta nuk guxojmë t’i dëmtojmë. Do të punojmë që uniteti i munguar të ndërtohet me çdo kusht”, u shpreh nënkryetari i LDK-së.

Haziri foli edhe për letrën që presidenti Trump, në të cilën kërkoi një marrëveshje finale me Serbinë.

Sipas tij, kjo letër e dëshmon që presidenti Thaçi do të jetë udhëheqës i dialogut, dhe fazës finale të këtij procesi.

“Letrat e kanë përfaqësuar formatin, që i bie se presidenti është përfaqësuesi i vetëm i dialogut. Pjesa tjetër, janë probleme të brendshme që zgjidhen me marrëveshje politike. Si partia më e madhe në vend ne kemi miratu një dokument që është orientimi politik për dialogun, dhe duhet të merret seriozisht nga partitë në pushtet”, deklaroi Lutfi Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori