Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e vlerësimit ditor të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të cilin janë të përfshira institucionet relevante komunale e regjionale.
“Fatkeqësisht, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 brenda 48 orëve. Ky është alarm i madh për të gjithë për kujdes të shtuar. Virusi nuk bartet ndryshe pos në kontakte të drejtpërdrejta. Distancohuni nga ndejat e pas darkës, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, ka thënë Haziri, në konferencën për media pas takimit.
Haziri ka thënë se ka pasur vështirësi me furnizim të oksigjenit, por nuk ka ndodhur asnjë rast që të mbetet një pacient pa oksigjen.
“Shpresoj se furnizimi i vazhdueshëm me oksigjen në Spitalin e Përgjithshëm të përmirësohet në ditët ne vijim”, ka thënë Haziri.
Haziri njoftoi se Komuna e Gjilanit është e vetmja që kryen shërbime shëndetësorë në shtëpitë e pacientëve të prekur me COVID-19, ku vetëm dje janë bërë 60 kontrolla.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 7151 mostra, 2828 persona kanë rezultuar pozitivë, 2395 janë shëruar, 85 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19, 349 raste aktive, 53 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 70 mostra në pritje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron