LAJMI I FUNDIT:

Haziri insiston në ndryshim kufijsh: Lugina duhet t’i bashkangjitet Kosovës

Haziri insiston në ndryshim kufijsh: Lugina duhet t’i bashkangjitet Kosovës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Lugina (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja) duhet t’i bashkangjitet Kosovës.

“Unë e kam besim politik, e kam kauzë politike dhe e kam amanet politik që përfundimisht kufijtë e vitit 1956 t’i realizojmë dhe t’i bëjmë fakt në Republikën e Kosovës duke absorbuar kërkesën politike të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, bazuar në referendumin e tyre, në vullnetin e tyre të shprehur me referendum në kohën e caktuar, për të qenë pjesë e Kosovës sepse ata historikisht dhe gjeografikisht kanë qenë gjithmonë pjesë e pandashme e Kosovës”, tha Haziri për Klan Kosova.


“Duhet të mbetet kështu dhe ka mundësi – kjo mundësi është historike që të zgjidhet problemi i tyre, problemi jonë jo i tyre sepse me vet faktin se po flasim për ata po flasim për diçka të huaj – ata nuk janë të huaj, ata janë viktima politike e Kosovës së Vjenës sikur Kosova ka qenë viktimë politike kolektive e Shqipërisë së Londrës”.

“Ka ardhur koha të rregullohen dhe nuk duhet të frikësohemi nga ky ndryshim”.

Sipas Hazirit, bashkangjitja e Luginës me Kosovën megjithatë nuk nënkupton cenim të territorit të Kosovës.

“Në asnjë mënyrë nuk mund të flitet për cenim të territorit të Kosovës ose sovranitet të tërësisë territoriale të Kosovës, po flitet për Kosovën e Fadil Hoxhës të vitit 1974, Kosovën e Fadil Hoxhës në vitin 1956”.

“Po e personifikoj me liderët e asaj kohe që kanë qenë – nuk duhet në asnjë mënyrë ta shohim si tjetër Kosovë, ka qenë një Kosovë por në vitin 1956 ka qenë pak më e madhe se kjo e vitit 1974 dhe nëse ka qenë si e tillë, atëherë pse duhet të na pengojë që ajo Kosovë duhet të jetë në funksion të një Republike funksionale e cila nuk i cenon interesat e fqinjëve, nuk e hapë asnjë Kuti të Pandorës sepse i njëjti fjalor që është përdorë për statusin politik për Republikën e Kosovës para vitit 2008 po përdoret tash për pjesën e Kosovës Lindore”, tha ai.

“Asnjë destabilitet, asnjë problem, asnjë pasiguri dhe kërcënim nuk i çuam askujt dhe rastin tonë nuk e replikuam. Në një proces normalizimi, mundësi me e zgjidh një problem, atëherë të bëhemi të fortë dhe të bindur politikisht dhe të ulemi të punojmë për të zgjidhë këtë problem”.

“LDK-ja krejt iniciativat sot që i ka, edhe për rezolutë, edhe për angazhime në Kuvend i ka që t’i zbatojë kërkesën e vet politike që quhet legjitimitet para dialogut – ne e mbështesim dialogun, ne jemi për dialog dhe do të punojmë për dialog por besojmë shumë se legjitimiteti politik i Kuvendit dhe i kësaj Qeverie ka rënë për toke – sot është dëshmuar se sa ‘zhag’ është ky legjitimitet, se sa i pafuqishëm dhe i paqëndrueshëm është ky legjitimitet”, tha nënkryetari i LDK-së.

“Kauza e LDK-së po përqafohet nga populli i Kosovës dhe natyrisht më mirë është të ndërtojmë konsensus për një datë të planifikuar të zgjedhjeve se sa për një datë kushtetuese të zgjedhjeve”, ka thënë Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori