LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Brenda koalicionit PDK-LDK ka mosbesim

Haziri: Brenda koalicionit PDK-LDK ka mosbesim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazir ka thënë se në koalicionin qeveritar në mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mosbesim.

Mmegjithatë, Haziri thotë se PDK ka mësuar shumë nga LDK-ja.


Ai për RTK-në ka thënë se ky koalicion është koalicion i elefantëve të dy partive të mëdha.

Kurse, duke u ndalur te funksionimi i Kuvendit të Kosovës, Haziri tha se Kuvendit duhet të vazhdojë punën pa shikuar opozitën, pasi pozita ka shumicën, e cila duhet të vazhdojë me agjendën e zhvillimit.

Sipas tij, LDK po kalon në një proces reformues, ku njerëzit e ri i kanë dyert e hapura.