LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Agimi Ramadani do të mbetet gjithmonë simbol i bashkimit të shqiptarëve

Haziri: Agimi Ramadani do të mbetet gjithmonë simbol i bashkimit të shqiptarëve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës dhe komuniteti i fshatit Zhegër, sot në nderim të rënies së heroit të madh, të veprës dhe kryengritjes së madhe shqiptare të luftës së fundit në Kosovë, kanë kujtuar kontributin e madh të dhënë nga heroi i shqiptarëve, Agim Ramadani.

Pas homazheve pran lapidarit, kryetari Haziri, ka thënë se gjithçka po bëhet në kuadër të aktiviteteve, për shënimin e luftës së lavdishme që bëri Agimi dhe ushtarët e lirisë së Kosovës.


“Qendra e aktiviteteve më të mëdha që bëhen këtyre ditëve normalisht është Zhegra, vendlindja e Agimit, është shkolla që mban emrin e tij dhe është vendi ku ai ka ra, për të mos vdekur kurrë.

Agimi është emër i madh në kombin shqiptarë në përgjithësi, është identifikues simbolik i bashkimit të shqiptarëve, meqë guri i ngulur në atë kufi ku ndaheshin shqiptarët, është në Gjilan, pranë lapidarit të tij dhe ky guri i shkulur, është sinonim i bashkimit të shqiptarëve dhe tregues që nuk mund të ndahen nga askush”, ka thënë kryetari Haziri.

Nga ana e tij Shemsedin Elezi, kryetar i Këshillit të Fshatit Zhegër, ka thënë se si banorë të kësaj ane të Karadakut ndjehen jashtëzakonisht mirë që i takojnë vendlindjes së heroit të kombit, i cili e fshiu gurin ndarës të shqiptarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori