I mbijetuari i parë nga kanceri i kockave që u bë astronaut; Personi i parë me një pjesë të trupit protetik që viziton hapësirën; Dhe Amerikani më i ri ndonjëherë në orbitën e Tokës.
Këto janë të tri tiparet që së shpejti mund t’i atribuohen 29-vjeçares Hayley Arceneaux, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për gruan e cila në janar, ndihmëse e mjekut u zgjodh të bashkohej me ekuipazhin e misionit të parë hapësinor të të gjithë civilëve në botë.
“Unë kam mbajtur sekretin më të madh të jetës sime për një muaj e gjysmë. Kështu që tani duhet ta ndaj me botën”, i tha ajo BBC.
Përzgjedhja e saj për misionin historik u njoftua të hënën nga Spitali Kërkimor i Fëmijëve St Jude në Memphis, Tennessee, ku zonja Arceneaux dikur ishte një paciente me kancer si fëmijë dhe tani punon.
Kështu, më vonë këtë vit, ajo do të niset nga Florida me një raketë Falcon 9 të bërë nga SpaceX, kompania e themeluar nga manjati i biznesit Elon Musk, përcjell Telegrafi.
“Unë mendoj se ky mision do të frymëzojë njerëzit në shumë mënyra”, tha zonja Arceneaux. “Kjo u tregon atyre se gjithçka është e mundur”.
Çfarë bie në sy është fakti se nuk do të ketë astronautë profesionistë në anijen.
Përkundrazi, zonjës Arceneaux do t’i bashkohen dy fituesit e konkursit dhe komandanti i fluturimit Jared Isaacman, një miliarder 38-vjeçar i cili po paguan për të gjithë misionin.
“Që nga fillimi, ne donim një anëtar të ekuipazhit që përfaqësonte frymën e shpresës së misionit”, ka thënë Isaacman.
Për zonjën Arceneaux, fluturimi do të jetë realizimi i një gjëje që ajo kurrë nuk mendoi se ishte e mundur.
Në moshën 10 vjeçare, zonja Arceneaux ishte një paciente me kancer të kockave në St Jude.
Si pjesë e trajtimit të saj në spital, zonja Arceneaux bëri kimioterapi dhe operacion për të zëvendësuar disa nga kockat e këmbës me ato artificiale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTreni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale
"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel