LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu: Vettingu në drejtësi nis vitin e ardhshëm

​Haxhiu: Vettingu në drejtësi nis vitin e ardhshëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vettingu në drejtësi do të nisë vitin e ardhshëm.

Në konferencën për medie pas mbledhjes së ekzekutivit, Haxhiu tha se vettingu planifikohet të përfundojë brenda pesë vjetësh.

Pas miratimit në qeveri të koncept-dokumentit për vetting, Haxhiu iu bëri ftesë për takim edhe grupeve parlamentare për arritjen e një konsensusi për ndryshimet kushtetuese.


“Gjatë kësaj periudhe kohore planifikoj t’i bëjë ftesë të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës për takim, me qëllim të ndërtimin e konsensusit për reformën e thellë në drejtësi dhe anën tjetër me qëllim të mbështetjes së tyre për amendamentet kushtetuese për vettingut në sistemin e drejtësisë. Duke marrë parasysh se grupet parlamentare në Kuvend e kanë pasur edhe në fushatën zgjedhore vettingun në sistemin e drejtësisë, unë besoj që si qeveri do të marrim mbështetjen edhe të opozitës…planifikohet që i gjithë ky proces të nis në vitin e ardhshëm dhe të përfundojë brenda periudhës pesë vjeçare”, tha Haxhiu.

E pyetur për aksionin e sotëm në veri, ministrja e Drejtësisë, tha se kriminaliteti duhet të ndëshkohet dhe shkatërrohet në gjithë vendin.

“Ky operacion policor është në nivel vendi, ku përfshihet Prishtina, Peja, Mitrovica dhe Jugu dhe Veriu. Qëllimi i këtij aksioni është parandalimi i veprimeve kriminale, parandalimi i kontrabandës së mallrave dhe siç është thënë shkatërrimi i grupeve kriminale, prandaj e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, pasi kriminaliteti duhet të ndalohet dhe grupet kriminale duhet të ndëshkohen dhe shkatërrohen”, tha Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori