LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu takohet me shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për rolin dhe mbështetjen që ofron ky mision

Haxhiu takohet me shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për rolin dhe mbështetjen që ofron ky mision

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it,Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për çështjet që ndërlidhen me sektorin e drejtësisë si dhe prioritetet gjatë mandatit të saj.

Gjatë këtij takimi ministrja Haxhiu e ka uruar shefin e EULEX-it, Wigemark për detyrën e re ndërsa kanë diskutuar edhe për rolin dhe mbështetjen që mund të ofroj ky mision në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.


Haxhiu theksoi se shteti i së drejtës, sundimi i rendit dhe ligjit do të jetë prioritet gjatë mandatit të saj si Ministre e Drejtësisë dhe për këtë, bashkëpunimi me misionet ndërkombëtare është tejet i nevojshëm.

Nga ana e tij, Lars-Gunnar Wigemark, ka shprehur gatishmërinë në emër të misionit të cilin e drejton për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrinë e Drejtësisë, në rolin mbështetës në fushën e sundimit të ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori