Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt me të cilin ka diskutuar për prioritetet afatshkurtra dhe afatgjate të Ministrisë së Drejtësisë.
Gjatë këtij takimi, Haxhiu falënderoi Ambasadorin Heldt për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman, ndërsa potencoi se prioritet i saj është vetingu në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, proces i cili do të bëhet së bashku me ekspertë të fushës në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës, shoqërinë civile dhe partnerët zhvillimor siç është Gjermania.
Një prioritet tjetër, Haxhiu tha se është edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se do të ketë Projektligj për Pasurinë e Pajustifikueshme dhe ri-procedim të ligjeve që e adresojnë këtë fushë.
Gjatë këtij takimi, ministrja deklaroi se një çështje po ashtu me shumë prioritet do të jetë edhe adresimi i krimeve të luftës, me ç’ rast fokus i veçantë do t’i jepet ngritjes së kapaciteteve në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të adresuar këtë çështje.
Ajo ndër tjerash përmendi se gjatë mandatit të saj do të procedojë me hartimin e Strategjisë Sektoriale të Sektorit të Drejtësisë që buron nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, ndërkohë pas miratimit të kësaj strategjie, Ministria e Drejtësisë do të fokusohet në Hartimin e një Plani Zhvillimor katër vjeçar të ministrisë.
Në anën tjetër, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, pasi shprehu urimet për detyrën e re të Ministres Haxhiu, tha se sundimit i rendit dhe ligjit ku përfshihet Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë fushat kryesore të fokusit të Gjermanisë sa i për ketë fushës së sundimit të ligjit në Kosovë.
Heldt potencoi nevojën e vazhdimësisë institucionale me theks të veçantë në zbatimin e legjislacionit pa përjashtuar ndryshimet që mund të jenë të nevojshme.
Në këtë takim, Ambasadori i dorëzoi Ministres Haxhiu një letër nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dhe nga Oda Federale Gjermane e Noterisë.
Me këtë rast, Heldt, ri-shprehu shqetësimin e tij të paraqitur në fund të vitit të kaluar në lidhje me këtë proces teksa potencoi edhe nevojën për noterë të ri.
Heldt kërkoi nga Ministrja Haxhiu që procesi i noterëve të jetë në linjë me standardet e paraqitura në letrën Unionit Ndërkombëtar të Noterëve dhe të Odës Federale Gjermane të Noterisë.
Ministrja Haxhiu, falënderoi ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë Gjermane, si dhe për ri konfirmimin e vazhdimit të këtij bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame