LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Qeveria nuk mund të ketë asnjë plan pas dorëheqjeve në veri

Haxhiu: Qeveria nuk mund të ketë asnjë plan pas dorëheqjeve në veri

Dorëheqja e sotme e katër kryetarëve të komunave veriore, nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, po shihet si dëshmi që ata dirigjohen nga Beogradi, dhe që të njëjtit në vazhdimësi po bëjnë me dije se nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një intervistë për KosovaPress, tha se edhe vet mënyra se si janë zgjedhur këta të fundit, ka qenë e papranueshme për ta. Duke e quajtur kështu manipulues krejt këtë proces.


“ Për neve si Vetëvendosje është e papranueshme që të kemi kryetarë të komunave që nuk e njohin Republikën e Kosovës, që dirigjohen nga Beogradi. Vendimi për dorëheqjen e tyre është dëshmia që ata dirigjohen nga Beogradi dhe nuk e njohin Republikën e Kosovës, por po ashtu duhet të mos harrojmë faktin se ne kemi edhe një subjekt politik për brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, pra deputetë të Listës Serbe, të cilët nuk e njohin po ashtu Republikën e Kosovës, e luftojnë aktivisht Republikën tonë”, është shprehur Haxhiu.

Kjo sipas saj, është vazhdë e skandaleve të vazhdueshme të procesit të dialogut.

Ajo madje ka thënë se Këshilli Gjyqësor duhet të ndërmarr masa edhe ndaj kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq që sipas Haxhiut po bën shkelje.

“ Në gjithë këtë proces është pyetur Vuçiqi dhe Beogradi. Madje në tavolinat e Brukselit, i ka dorëzuar Vuçiqi për t’u integruar pastaj në institucionet e Republikës së Kosovës. Po del që nuk janë integruar, këta nuk veprojnë në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi, por ajo çfarë duhet të veprojë është që të Këshilli Gjyqësor menjëherë të marrë masat ndaj këtyre shkeljeve që po bën Kryetari i Gjykatës Themelore, siç është rasti i Nikolla Kabashaqi. Ne nuk duhet të tolerojmë veprime të tilla. Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të jetë në krye të detyrës, për shkak se është precedent që një kryetar i Gjykatës, të ndërpres punën të direktivave që kanë marrë nga Beogradi”, ka shtuar Haxhiu.

Në mbledhjen e komisionit për legjislacion, gjatë ditës së sotme , opozita kishte kërkuar nga Qeveria të ketë një plan pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave në veri. E në lidhje me këtë deputetja Haxhiu tha se Qeveria nuk mund të ketë as një plan, sepse kjo e fundit, sipas saj po ndërmerr masa vetëm nga mllefi.

“ Nuk besoj që ka ndonjë plan, më shumë ndërmerr veprime nga mllefi dhe pa ndonjë strategji, megjithatë ne si Vetëvendosje kemi kërkuar në vazhdimësi reciprocitet të plotë politik, ekonomik, tregtar. Që nga viti 2006 kërkojmë që të kemi reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, dhe kjo nuk ka ndodhur. Dhe tani pas 12 viteve dalin dhe vendosin masa të tilla”, ka thënë Haxhiu. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori