LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Qeveria Kurti është e vetmja që ka shkelur më shumë Kushtetutën dhe promovon nepotizëm

Haxhiu: Qeveria Kurti është e vetmja që ka shkelur më shumë Kushtetutën dhe promovon nepotizëm

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar  Qeverinë për shkelje të Kushtetutës dhe për promovimin e nepotizmit dhe korrupsionit.

Sipas Haxhiut, kjo Qeveri ka bërë më së shumti shkelje të Kushtetutës së Kosovës në krahasim me të gjitha qeveritë e pasluftës.

Ai e ka përshkruar kabinetin e Kurtit si një Qeveri autoritare që shkel ligjin dhe e mbulon këtë sjellje me “fasadën e angazhimit moral politik”.


“Kjo është Qeveria që më së shumti ka bërë përpjekje dhe e ka shkelur Kushtetutën. Krejt qeveritë e pasluftës nuk kanë bërë shkelje te Kushtetutës sa ka bërë kjo Qeveri për këto dy vjet e gjysmë. Sepse këto janë qeveritë autoritare që e shohin Kushtetutën si fasadë, dhe një ministër e shkel atje, tjetër e shkel këtej, edhe vazhdojnë me shit moral politik. Besoj shumë që edhe mediat kanë përgjegjësi, por edhe akterët tjerë politik që me u kthy edhe me besu këtë”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Haxhiu ka shprehur bindjen se nëse e bën një premtim dhe nuk zbatohen programet për shëndetësi, ai do të jepte dorëheqje.

“Dhe kur ta prezantojmë programin për shëndetësi edhe them që sigurimet shëndetësore i bëjmë për dy vjet, nëse unë nuk i bëj për dy vjet, unë duhet me dhënë dorëheqje sepse duhet me dal qytetarët para ministrisë me ma kërku dorëheqjen”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Haxhiu ka theksuar se qytetarët e Kosovës që kanë besuar në Kurtin dhe janë mashtruar, pasi ai ka akuzuar Qeverinë edhe për promovimin e akrabazhit dhe nepotizmit në pushtet.

“Edhe sot qytetarët  që kanë besuar në Kurtin, që ka thënë akrabaja janë për dasma e kanagjegje e jo për ministri, sot e ka mbushur me akraba edhe me sebepa. Nepotizëm edhe ka përpjekje me legalizu nepotizmin edhe korrupsionin, kur sulmohet prokuroi është kjo përpjekje e Qeverisë me e legjitimu korrupsionin”, është shprehur ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori