LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu për lirimin e Pantiqit: E papranueshme, kjo veç drejtësi nuk është

Haxhiu për lirimin e Pantiqit: E papranueshme, kjo veç drejtësi nuk është
Foto: Arkiv

Lirimi i ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës që dyshohet për sulm me mjete shpërthyese në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor në Mitrovicë, Dejan Pantiq, ka ngjallur reagimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Pantiqi është liruar nga arresti shtëpiak dhe masa i është zëvendësuar me dorëzani prej 30 mijë eurosh.


E ky vendim sipas Haxhiut “veç drejtësi nuk është”.

Lirimi i Pantiqit, Sveçla: Nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë
Lexo po ashtu Lirimi i Pantiqit, Sveçla: Nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë

“Të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, Gjykata i ka liruar me dorëzani!  Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani”.

“Kjo veç drejtësi nuk është! E papranueshme”, ka shkruar ministrja në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo tutje i ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës t’i trajtojë këto raste dhe “të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori