LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu pas dënimit të Vukotiqit: Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet

Haxhiu pas dënimit të Vukotiqit: Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.


Ajo e ka konsideruar këtë një lajm shumë të mirë për historinë e Kosovës.

Dhjetë vite burg për serbin që dhunoi seksualisht një shqiptare gjatë luftës
Lexo po ashtu Dhjetë vite burg për serbin që dhunoi seksualisht një shqiptare gjatë luftës

“Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës”.

Ministrja e Drejtësisë ka premtuar angazhim për arritjen e drejtësisë për krimet e luftës.

“Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!”, ka shkruar ndër të tjera Albulena Haxhiu./Telegrafi/