LAJMI I FUNDIT:

KDI: Komisionet Hetimore nuk prodhojnë efekt praktik, ka tendencë për politizim të tyre

KDI: Komisionet Hetimore nuk prodhojnë efekt praktik, ka tendencë për politizim të tyre

Shumica dërrmuese e Komisioneve Hetimore që janë formuar në legjislaturat e kaluara nuk kanë arritur që të përfundojnë punën e tyre dhe të miratojnë raportet e nxjerra nga hetimi, kjo për shkak të shpërndarjes së Kuvendit. 

Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në një prononcim për Telegrafin ka thënë se duke u bazuar nga praktikat e kaluara komisionet hetimore nuk prodhojnë ndonjë efekt praktik, kjo pasi ka tendencë nga përfaqësuesit e partive politike që çështjet të politizohen.


“Shumica dërrmuese e Komisioneve Hetimore që janë formuar në legjislaturat e kaluara nuk kanë arritur që të përfundojnë punën e tyre dhe të miratojnë raportet e nxjerra nga hetimi, kjo për shkak të shpërndarjes së Kuvendit si rezultat i zgjedhjeve të shpeshta të jashtëzakonshme. Duke qenë se në përbërje të këtyre komisioneve janë përfaqësues nga të gjitha partitë politike parlamentare, pavarësisht çështjes që hetohet, tendenca është që të politizohet ajo çështje dhe zakonisht diskutimi dhe hetimi që zhvillohet përfundon në përplasje mes partive sesa që prodhon ndonjë efekt praktik”, ka thënë ajo.

Agnesa Haxhiu nga KDI

Tutje Haxhiu foli edhe për dy Komisionet Hetimore për energji të cilat u votuan nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu vlerësoi se gjashtë muaj kohë nuk mjaftojnë për Komisionin Hetimor për energji që të hetojë çështjet nga viti 2006.

Mirëpo siç tha ajo, është ende herët të flitet deri në miratimin dhe konstituimin e këtij komisioni.

“Për dy komisionet që u formuan së fundmi, sidomos për këtë që do të hetojë çështjen e energjisë nga viti 2006 është shumë vështirë që për periudhë gjashtë mujore aq sa ka shtrirje kohor ky komision, të hetoj të gjithë procesin. Por përderisa ende nuk janë konstituuar asnjëra prej tyre dhe nuk janë miratuar planet e tyre të punës është ende herët që të analizohet se cili do të jetë epilogu i këtyre dy komisioneve, por ajo që dihet është se do të marrin vëmendjen kryesore përgjatë periudhës sa do të zgjasin për shkak të interesit publik që ka kjo çështje që po hetohet”, ka vlerësuar ndër të tjera Haxhiu.

Ndryshe, pozita dhe opozita për disa javë rresht nuk janë pajtuar rreth formimit të një Komisioni Hetimor për Energji, kompromisin e së cilës e gjetën të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke themeluar dy komisione, të propozuara nga të dyja palët.

Seanca e Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri nga PDK

Derisa opozita kërkonte Komision Hetimor për punësimet në KEK, importin e energjisë e çështje të tjera në periudhën e fundit , pozita kërkonte që hetimet e tilla të shtrihen që nga viti 2006.

Pas mospajtimeve të tilla, u arrit kompromisi që të themelohen dy komisione. Kryesues i komisionit të propozuar nga opozita do të jetë Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa nënkryetar Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Ndërkaq, kryesues i Komisionit hetimor të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të jetë Hajdar Beqa nga PDK, shkruan Telegrafi.

Por, cili është qëllimi i komisioneve hetimore, sa prej tyre kanë dalë me raporte përfundimtare dhe deri më sot sa komisione hetimore ka themeluar Kuvendi?

Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se që nga viti 2006 e deri më sot janë themeluar 11 Komisione Hetimore, shumica prej të cilave nuk kanë përgatitur raport përfundimtar.

Seanca e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila nga LVV

Nga 11 Komisione Hetimore vetëm katër prej tyre kanë arritur të përgatisin raport përfundimtar, ndërsa disa komisione janë ende në funksion e të tjerat e kanë përfunduar funksionin, mirëpo nuk kanë arritur të përgatisin raport përfundimtar.

Komisionet të cilat kanë përfunduar raportin, e të cilat edhe kanë arritur të miratohen janë: Komisioni Parlamentare Hetimore lidhur me Raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për gjetjet faktike në Kuvendin e Kosovës, i cili është themeluar më 03.11.2006, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me: faturimin e shpenzimit të rrymës elektrike për muajin janar 2013, kohën e llogaritjes sipas tarifës së lirë, njehsorët digjital dhe masat e ndërmarra në lidhje me këtë rast, i cili është themeluar më 28 mars 2013, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të 6 shtetasve turq më 29 mars 2018, i themeluar më 28 qershor 2018.

Ndërsa, Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, i themeluar më 1 qershor 2018 e ka përgatitur raportin përfundimtar i cili është shqyrtuar më 12.04.2019, por miratimi i tij ka mbetur i papërfunduar.

11 komisione hetimore nga 2006-ta, prej tyre vetëm katër me raport përfundimtar
Lexo po ashtu 11 komisione hetimore nga 2006-ta, prej tyre vetëm katër me raport përfundimtar

Këto janë të gjitha Komisionet Hetimore të themeluara që nga viti 2006 e deri më sot:

Komisioni Parlamentare Hetimore lidhur me Raportin e zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për gjetjet faktike në Kuvendin e Kosovës, i themeluar më 03.11.2006 (Është miratuar raporti).

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me: faturimin e shpenzimit të rrymës elektrike për muajin janar 2013, kohën e llogaritjes sipas tarifës së lirë, njehsorët digjital dhe masat e ndërmarra në lidhje me këtë rast, i themeluar më 28 mars 2013 (Është miratuar raporti).

Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, i themeluar më 1 qershor 2018 (Komisioni Hetimor Parlamentar ka përgatitur raport, raporti përfundimtar është shqyrtuar më 12.04.2019, ndërsa miratimi i tij ka mbetur i papërfunduar deri në shpërndarjen e Kuvendit më 22.08.2019).

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyesve të lartë civil në Administratën Shtetërore, i themeluar më 28 qershor 2018 (Komisioni Hetimor Parlamentar nuk ka përgatitur raport, Komisionit i ka kaluar mandati pa përgatitur Raportin përfundimtar).

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të 6 shtetasve turq me dt .29 mars 2018, i themeluar më 28 qershor 2018 (Komisioni Hetimor Parlamentar ka përgatitur raport, raporti është miratuar).

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, i themeluar më 7 mars 2019 (Komisioni Hetimor nuk ka arritur ta përgatis Raportin Përfundimtar deri në shpërndarjen e Kuvendit më 22.08.2019).

Komisioni hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i themeluar më 04.06.2020 (Komisioni Hetimor nuk ka arritur ta përgatis Raportin Përfundimtar).

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, i themeluar më 10.07.2020 (Komisioni Hetimor nuk ka arritur ta përgatis Raportin Përfundimtar)

Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, i themeluar më 14.08.2020 (Komisioni Hetimor nuk ka arritur ta përgatis Raportin Përfundimtar).

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, i themeluar më 05.05.202.

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, i themeluar më 05.05.2022​. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori