LAJMI I FUNDIT:

11 komisione hetimore nga 2006-ta, prej tyre vetëm katër me raport përfundimtar

11 komisione hetimore nga 2006-ta, prej tyre vetëm katër me raport përfundimtar

Pozita dhe opozita për disa javë rresht nuk janë pajtuar rreth formimit të një Komisioni Hetimor për Energji, kompromisin e së cilës e gjetën të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke themeluar dy komisione, të propozuara nga të dyja palët.  

Derisa opozita kërkonte Komision Hetimor për punësimet në KEK, importin e energjisë e çështje të tjera në periudhën e fundit , pozita kërkonte që hetimet e tilla të shtrihen që nga viti 2006.


Pas mospajtimeve të tilla, u arrit kompromisi që të themelohen dy komisione. Kryesues i komisionit të propozuar nga opozita do të jetë Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa nënkryetar Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Ndërkaq, kryesues i Komisionit hetimor të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të jetë Hajdar Beqa nga PDK, shkruan Telegrafi.

Por, cili është qëllimi i komisioneve hetimore, sa prej tyre kanë dalë me raporte përfundimtare dhe deri më sot sa komisione hetimore ka themeluar Kuvendi?

Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se që nga viti 2006 e deri më sot janë themeluar 11 Komisione Hetimore, shumica prej të cilave nuk kanë përgatitur raport përfundimtar.

Nga 11 Komisione Hetimore vetëm katër prej tyre kanë arritur të përgatisin raport përfundimtar, ndërsa disa komisione janë ende në funksion e të tjerat e kanë përfunduar funksionin, mirëpo nuk kanë arritur të përgatisin raport përfundimtar.

Dështon votimi i komisionit hetimor për energjinë
Lexo po ashtu Dështon votimi i komisionit hetimor për energjinë

Komisionet të cilat kanë përfunduar raportin, e të cilat edhe kanë arritur të miratohen janë: Komisioni Parlamentare Hetimore lidhur me Raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për gjetjet faktike në Kuvendin e Kosovës, i cili është themeluar më 03.11.2006, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me: faturimin e shpenzimit të rrymës elektrike për muajin janar 2013, kohën e llogaritjes sipas tarifës së lirë, njehsorët digjital dhe masat e ndërmarra në lidhje me këtë rast, i cili është themeluar më 28 mars 2013, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të 6 shtetasve turq më 29 mars 2018, i themeluar më 28 qershor 2018.

Ndërsa, Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, i themeluar më 1 qershor 2018 e ka përgatitur raportin përfundimtar i cili është shqyrtuar më 12.04.2019, por miratimi i tij ka mbetur i papërfunduar.

Këto janë të gjitha Komisionet Hetimore të themeluara që nga viti 2006 e deri më sot:

  1. Komisioni Parlamentare Hetimore lidhur me Raportin e zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për gjetjet faktike në Kuvendin e Kosovës, i themeluar më 03.11.2006 (Është miratuar raporti).
  1. Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me: faturimin e shpenzimit të rrymës elektrike për muajin janar 2013, kohën e llogaritjes sipas tarifës së lirë, njehsorët digjital dhe masat e ndërmarra në lidhje me këtë rast, i themeluar më 28 mars 2013 (Është miratuar raporti).
  1. Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, i themeluar më 1 qershor 2018 (Komisioni Hetimor Parlamentar ka përgatitur raport, raporti përfundimtar është shqyrtuar më 12.04.2019, ndërsa miratimi i tij ka mbetur i papërfunduar deri në shpërndarjen e Kuvendit më 22.08.2019).
  1. Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyesve të lartë civil në Administratën Shtetërore, i themeluar më 28 qershor 2018 (Komisioni Hetimor Parlamentar nuk ka përgatitur raport, Komisionit i ka kaluar mandati pa përgatitur Raportin përfundimtar).
  1. Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të 6 shtetasve turq me dt .29 mars 2018, i themeluar më 28 qershor 2018 (Komisioni Hetimor Parlamentar ka përgatitur raport, raporti është miratuar).
  1. Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, i themeluar më 7 mars 2019 (Komisioni Hetimor nuk ka arritur ta përgatis Raportin Përfundimtar deri në shpërndarjen e Kuvendit më 22.08.2019).
  1. Komisioni hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i themeluar më 04.06.2020 (Komisioni Hetimor nuk ka arritur ta përgatis Raportin Përfundimtar).
  1. Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, i themeluar më 10.07.2020 (Komisioni Hetimor nuk ka arritur ta përgatis Raportin Përfundimtar)
  1. Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, i themeluar më 14.08.2020 (Komisioni Hetimor nuk ka arritur ta përgatis Raportin Përfundimtar).
  1. Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, i themeluar më 05.05.202.
  2. Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, i themeluar më 05.05.2022​. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori