LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Situata me pandeminë shqetësuese, mashtrime me testime e masa kufizuese pa efekt

Haxhiu: Situata me pandeminë shqetësuese, mashtrime me testime e masa kufizuese pa efekt

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë sot se situata me pandeminë COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Qeveria duke zvogëluar numrin e testimeve po përpiqet të prezantojë shifra të ulëta të rasteve pozitive edhe pse përqindja e rasteve pozitive është̈ pothuajse çdo herë më e lartë se 25% nga mostra e testuar.


Lexoni të plotë postimin:

Situata me pandeminë COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese, përkundër faktit që javën e fundit Qeveria duke zvogëluar numrin e testimeve po përpiqet të prezantojë shifra të ulta të rasteve pozitive edhe pse përqindja e rasteve pozitive është pothuajse çdo herë më e lartë se 25% nga mostra e testuar.

Qeveria duhet të shpjegojë përse më datë 12.11.2020, janë bërë 2178 teste dhe nuk është vazhduar me këtë nivel të testimeve, por ka zvogëluar testim sa që dje u bënë vetëm 1001 teste.

Derisa MSH ka proklamuar se janë siguruar edhe 7 aparatura për teste RT PCR , shto këtu edhe testet e laboratorëve privat, atëherë përse ky numër i vogël  testimeve, përse po ndodhin këto manipulime me testime pas 9 muaj pandemi e 10 muaj testime për COVID-19, përse nuk po shfrytëzohen të gjitha kapacitete për më shumë testime?!

Dikush duhet të japë llogari për mashtrimin me testime dhe numrin e vogël të testimeve.

Masat  kufizuese të Qeverisë u treguan të paefektshme.

Nga data 11.11.2020  deri me sot janë 23 517 raste pozitive të cilat u regjistruan prej  se Qeveria vendosi masat e reja kufizuese, pra kemi një rritje të madhe të numrit të rasteve pozitive.

Nga data 11.11.2020 deri më sot janë shënuar 48% e të gjitha rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Kjo shifër e lartë do të duhej të ishte shqetësuese për Qeverinë e cila nuk ka bërë asnjë veprim apo rishqyrtim të masave kufizues të cilat u treguan pa efekt në përmirësim të situatës pandemike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori