LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Kurti ka kohë që më shmanget

Haxhiu: Kurti ka kohë që më shmanget

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka qenë i ftuar këtë të premte për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore kundër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Por, Haxhiu ka thënë se nuk ka pranuar ftesë për të qenë pjesë e kësaj seance.

“Është informatë që kam marrë nga mediat. Nuk kam pas ftesë për të shkuar në gjykatore në seancën e Albin Kurtit”, ka thënë Haxhiu në Ora e Fundit të Klan Kosova.


Ai ka pohuar se nuk e ka ditur që ka një seancë për më tepër në të cilën ai është i ftuar për të dëshmuar.

Haxhiu ka thënë se Kurti ka cenuar të drejtat e punëtorëve, të administratës dhe deputetëve.

“I ka rrezikuar në vendin e tyre të punës. Askush nuk ka të drejt t’i dhunojë institucionet e vendit, aq më tepër Kuvendin”, tha ai.

“Nuk kam pasur ftesë, sepse do të shkoja dhe nuk është se do t’i shmangesha një përballjeje më Kurtin, pasi është ai që në vazhdimësi iu shmanget përballjeve me mua me vite të tëra. E kam ftuar Kurtin vite me parë që nëse unë kam thënë të pavërteta për të t’i procedojë ato në gjykatë por që nuk ka pasur guxim”, ka shtuar Haxhiu më tej.

“Befasisht e kam parë që jam dënuar me 200 euro që nuk ju kam përgjigjur gjykatës”, ka theksuar Haxhiu.

“As nuk e kam ditur se jam dëshmitar në këtë rast. Jam i befasuar me masën ndëshkimore ndaj meje, Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit”, ka shtuar ai.

Më tej thekson se nuk e di pse është dënuar dhe se mjetet prej 200 euro më parë do t’i jepte për ndonjë rast social.

“Më parë me ato para do të kontribuoja për ndonjë rast humanitar, sesa të paguajë për neglizhencën e institucioneve të drejtësisë”, ka pohuar deputeti Haxhiu. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori