Pas zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor 2025, dje (11 shkurt) është formuar Qeveria e re e Kosovës dhe është konstituuar legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës.

Kryeministër i vendit është rizgjedhur Albin Kurti, ndërsa në krye të Kuvendit është zgjedhur Albulena Haxhiu, duke shënuar një rol të rëndësishëm për gratë në drejtimin e institucioneve të vendit.


Në kuadër të kabinetit qeveritar, nga gjithsej 19 ministri, 5 gra mbajnë pozita kyçe:

Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë

Saranda Bogujevci – Ministre e Kulturës dhe Turizmit

Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Mimoza Kusari – Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit

Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë

Këto emërime tregojnë se, megjithëse pjesëmarrja e grave në kabinet është ende më e vogël se e burrave, ato mbajnë pozita kyçe në fusha strategjike që lidhen me drejtësinë, ekonominë, kulturën, mjedisin dhe inovacionin.

Në Kuvendin e ri, përveç kryetares Albulena Haxhiu, nënkryetare janë zgjedhur gjithashtu dy gra: Vlora Çitaku e PDK-së është zgjedhur nënkryetare e gjithashtu dhe Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak

Kjo vë në dukje se përfshirja e grave në pozita të larta vendimmarrëse është një hap i rëndësishëm, por pjesëmarrja e përgjithshme mbetet ende e kufizuar krahasuar me burrat.

Ekspertët dhe aktivistët për barazi gjinore në vazhdimësi kanë bërë thirrje që përfaqësimi i grave duhet të rritet për të siguruar politika më gjithëpërfshirëse dhe për të avancuar barazinë gjinore në institucionet e Kosovës.

Qeveria dhe Kuvendi pritet të fillojnë punën me ligjet dhe reformat prioritare në fusha të tilla si ekonomia, arsimi, shëndetësia etj, andaj roli i grave në institucione do të vazhdoj të monitorohet si indikator i përparimit drejt përfaqësimit të barabartë gjinor. /Telegrafi/