Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se Kuvendi i Kosovës miratoi një nga projektligjet me peshën më të madhe në këto vite funskionimi atë për Institutin për Krimet e Luftës.
“Për herë të parë, 23 vite pas përfundimit të luftës, Kuvendi votoi një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës atë për themelimin e Institutit që do të dokumentojë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës”, u shpreh ajo.
Megjithatë, ajo pati kritika për deputetët opozitarë të cilët nuk e votuan, duke thënë se përballë krimeve serbe duhet të ketë unitet.
“Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar. Një grup opozitar që thirren në emër të luftës, sot e patën mundësinë të përmirësojnë sadopak gabimet e tyre në të kaluarën. Në vend të rreshtimit në përkrahje të projektligjit nuk e mbështetën atë! Megjithatë, falënderoj deputetët mbështetës dhe zotohemi se do të jemi bashkë në Komisionin për Legjislacion për adresim të propozimeve”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Kuvendi i Kosovës miratoi mbrëmjen e së premtes Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë. Pas debatit mes pozitës dhe opozitës, me 58 vota për, ky projektligj ka marrë mbështetjen në lexim të parë.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka njoftuar se në votim kanë votuar kundër katër deputetë.
Opozita ka qenë kundërshtuese ndaj strukturës së këtij Instituti, të cilën e kanë quajtur më shumë si “agjenci qeveritare”. Kritika ka pasur edhe për afatet me të cilën ka të drejtë të shtrijë fushëveprimtarinë e tij e që është 31 dhjetor i vitit 2000. Sipas opozitës, lufta ka përfunduar më 20 qershor 1999 dhe çdo vrasje që mund të ketë ndodhur duhet të trajtohen nga institucionet e drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova