LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Koncept-dokumenti për vettingun gati deri në muajin gusht

Haxhiu: Koncept-dokumenti për vettingun gati deri në muajin gusht
Foto: Arkiv

Koncept-dokumenti për vettingun në drejtësi do të jetë gati deri në muajin gusht të këtij viti.

Këtë e bëri të ditur, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë raportimit sot në Komisionin për Integrimeve Evropiane.

Krahas kësaj, ajo tha se synojnë që në shtator të miratojnë Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.


Haxhiu para deputetëve tha se ditëve të ardhshme do të miratohet në ekzekutiv edhe strategjia për sundimin e ligjit.