LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Haradinaj e ka shndërruar kryeministrinë në pronë partiake

Haxhiu: Haradinaj e ka shndërruar kryeministrinë në pronë partiake

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj se “e ka shndërruar kryeministrinë në një pronë partiake, për shkak se ai pret në zyrën e tij militantë nga radhët e AAK-së”.

Postimi i plotë:


Dje, kryeministri Haradinaj, dha urdhër, që mos të keqpërdoren resurset publike në fushatën zgjedhore. Por, ai i pari nisi keqpërdorimin e pozicionit dhe resurseve publike!

Fakti që ai pret në vazhdimësi në zyrën e tij, kryesitë e degëve e militantë të partisë së tij tregon se e ka shndërruar kryeministrinë si pronë partiake!

Një qeveri pazaresh nuk mund të përfundojë ndryshe se në qeveri pronarësh partiak dhe grupor.