Kampioni i botës në boks në versionin WBO/IBO, Haxhi Krasniqi, e ka vizituar sot kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, ku ka vënë edhe kurora lulesh.

Ai është takuar me familjarët e komandantit legjendar Adem Jashari dhe me kryerin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.


Krasniqi tha se titullin e kampionit të botës ia kushton familjes Jashari, siç do të veproj me çdo titull të fituar.

121682881 355643825683051 1824850384942605391 n Haxhi Krasniqi në Prekaz (Foto: Hilmi Veliu)

Ai madje ka postuar një foto nga Kulla e Jasharajve me mbishkrimin: “Bac u kry!”.

Haxhi Krasniqi u takua edhe me presidentin e klubit të futbollit Drenica, Ilir Veliqi dhe tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’, nga ku si dhuratë mori një fanellë. /Telegrafi/

121318619 1311313379214955 4259606180434958830 n Haxhi Krasniqi në Prekaz (Foto: Hilmi Veliu)

121779793 356996288946112 7847154529202911327 n 1 Haxhi Krasniqi në Prekaz (Foto: Hilmi Veliu)

121261244 384361602583155 1123311480276229203 n Haxhi Krasniqi në Prekaz (Foto: Hilmi Veliu)

telegrafi sport app