Ish-sulmuesi i Chelseat, Jimmy Floyd Hasselbaink, ka shprehur habinë e tij që Nicolas Jackson nuk kishte më shumë pretendente gjatë verës, ku sulmuesi vendosi të largohej nga “Stamford Bridge”.

Ai zgjodhi të bashkohej me Bayern Munich, pasi nuk ishte në planet e Enzo Marescas.


Gjithmonë më ka pëlqyer Nicolas Jackson. Mendoj se ai mund t’i sillte diçka skuadrës (Chelseat), por dy sulmues të rinj erdhën dhe ai e kuptoi se nuk do të luante aq shumë sa më parë”.

Nicolas Jackson, sulmuesi i Bayern Munich

“Ai kërkoi të largohej dhe kjo është e kuptueshme. Chelsea ishte i lumtur ta shiste. Por u habita që Newcastle apo Manchester United nuk provuan ta transferonin”, tha Hasselbaink për Betway Insider.

Jackson tashmë ka debutuar për Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, duke u futur në minutat e fundit të fitores 3-1 pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Chelseat.

Hasselbaink

Sulmuesi është teknikisht ende lojtar i huazuar nga londinezët, por agjenti i tij ka bërë të ditur se nuk ka asnjë plan për rikthim në “Stamford Bridge”. /Telegrafi/

telegrafi sport app