Hasi nuk ka asnjë kontakt me Januzajn

“Të them të vërtetën nuk kam asnjë kontakt me familjen, e vërtetë është se ka stërvitur në Anderlecht Andani. I vetmi kontakt ka qenë kur ai kishte vendosur të shkoj në Angli, dhe klubi me kërkoi që të kontaktoj me babain e tij”, ka thënë ai për SuperSport.
“Edhe njëherë kam kontaktuar kur në media kishte dal lajmi se ai ka zgjedh klubin për lekë. Zgjedhja më e mirë është ajo që do të bëjë vetë ai dhe unë nuk i kam sugjeruara asnjë kombëtare. Unë nuk mund komentoj dëshirën e tij”, ka thënë Hasi.
Ai ka shtuar se mediat belge flasin gati çdo ditë për Adnanin. Hasi tha se u fol shumë për Januzajn kur FIFA vendosi t’i lejoj Kosovës ndeshjet miqësore ndërkombëtare.
“Ka presion të madh nga Belgjika që ai ta zgjedh kombëtaren blege”, ka thënë Hasi. /Tribuna/Telegrafi/




















































