Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, e ka komentuar edhe njëherë vendimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Hasani në një intervistë në Klan Kosova tha se ky vendim i ka hapur rrugë anarkisë.
Ai theksoi se pas këtij vendimi janë krijuar mundësitë edhe për shkarkimin arbitrar të institucioneve të tjera me rëndësi kushtetuese.
“Unë mendoj fuqishëm që Avokati i Popullit duhet ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për arsye shumë të thjeshtë, sepse bëhet fjalë për institucionet qendrore të shtetit të Kosovës. Dhe ky vendim ka hapur dyert e anarkisë dhe të mundësisë potenciale për shkarkim arbitrar edhe të institucioneve të tjera titullare, të institucioneve tjera të pavarura të Kosovës ose të institucioneve që quhen me rëndësi kushtetuese”.
Në anën tjetër ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka,në Rubikon në Klan Kosova ka paralajmëruar se nesër do të dërgojë një kërkesë te Avokati i Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja Vjosa Osmani në mënyrë që ky institucion më pas të mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në emër të saj.
Daka tha se nuk po e kërcënon Osmanin, por se po e shfrytëzon të drejtën e saj ligjore.
“Sa i përket asaj se në ndonjë mënyrë kërcënova presidenten, përkundrazi nuk jam duke e kërcënuar por jam duke ushtruar të drejtën time ligjore e cila më takon edhe mua si të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë gjatë ditës së nesërme do ta dërgoj një kërkesë te Avokati i Popullit, sepse Kushtetuta nuk ma lejon mundësinë që unë drejtpërdrejt t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë po këtë mund ta bëjë Avokati i Popullit në emrin tim. Meqë deputetët dështuan t’i mbledhin nënshkrimet dhe ta dërgojnë këtë çështje në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë të drejtpërdrejtë çka mendoj se është për të ardhur keq, sepse nuk është në pyetje rasti i Valdete Dakës por është në pyetje një institucion i pavarur dhe është në pyetje që një herë e përgjithmonë të zgjidhet dilema nëse ka të drejtë presidenti/ja që në mënyrë arbitrare të shkarkojë kryesuesin e një organi të pavarur”.
“Deputetët si të zgjedhurit e popullit kanë obligim që të mbrojnë organet e pavarura dhe për këtë e marrin edhe votën e qytetarëve. Nuk është në pyetje më Valdete Daka, por është në pyetje institucioni dhe mbrojtja e institucionit të pavarur, sepse është krijuar precedent. Ky precedent mund të jetë i rrezikshëm, sepse në të ardhmen mund të vijë një president tjetër dhe të thotë “Nuk po më pëlqen puna e X ose Y personit dhe po e shkarkoj” dhe për këtë duhet që Gjykata Kushtetuese ta japë mendimin e vet dhe të thotë se a ka të drejtë presidenti dhe nëse ka të drejtë në çfarë mënyre. Le të zgjidhet kjo dilemë dhe këtu nuk duhet të ndihet askush i kërcënuar apo i ofenduar, është thjesht çështje kushtetuese”.
Daka ka thënë se ka përgatitur një dosje të cilën do ta dorëzojë te Avokati i Popullit dhe i njëjti pasi ta shqyrtojë do ta vlerësojë nëse e njëjta ka bazë që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese ose jo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Porsche prezanton më të fuqishmen 911 Carrera S
Taravari për vdekjen e foshnjës në Shkup: Nuk ka pasur gabim mjekësor, është sjell shumë vonë në spital
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
Ngushtimi i lukthit për trajtimin e obezitetit, flet kirurgu Krasniqi: Largohet 80 për qind e lukthit, pas operacionit duhen kontrolle të vazhdueshme
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?