LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Reshjet e shiut nuk paraqesin gjendje alarmante në Kosovë (Video)

Hasani: Reshjet e shiut nuk paraqesin gjendje alarmante në Kosovë (Video)

Të reshurat kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit tonë, mirëpo Kosova nuk është në  shkallën emergjente të përmbytjeve të mëdha nga të reshurat atmosferike.

Kështu tha në një intervistë për Telegrafin koordinatori i Qendrës Operative të Emergjencave, Mahir Hasani.


Ai tha se nga të reshurat atmosferike në komunën e  Dragashit janë identifikuar disa probleme.

“Në rajonin e Prizrenit, në Dragash ka pasur probleme. Sipas informacioneve tona që i kemi,  gjashtë familje apo gjashtë shtëpi  u ka hyrë uji në bodrume. Pastaj si problem është shfaq lumi i Lumbardhit, i cili ka dalë nga shtrati”, theksoi ai, për Telegrafin.

Sipas tij, edhe në qytetet si: Mitrovica dhe Prishtina uji ka depërtuar nëpër disa lokalitete dhe janë paraqitur disa probleme me kanalizimet.

“Kemi dy raste në Mitrovicë ku uji ka depërtuar në markete, bodrum si dhe në një qendër të regjistrimit. Në Prishtinë kemi pasur disa raste të vogla siç ka qenë Bërnica, po ashtu edhe në disa lagje. Por, shkaktari kryesore janë kanalizimet”, tha Hasani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori