LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Masakra në burgun e Dubravës, krim që po kërkohet të heshtet

Hasani: Masakra në burgun e Dubravës, krim që po kërkohet të heshtet

Deputeti i  Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka ngritur çështjen e masakrës në burgun e Dubravës dhe mos ndëshkimi i atyre që e bënë atë.

Ai në seancën e Kuvendit, tha se kjo masakër ka qenë e planifikuar nga udhëheqja e shtetit të Serbisë, e deri të gardianët e burgut, duke shtuar se ajo që ka ndodhur në burgun e Dubravës nuk mund ta përshkruaj askush, madje as skenaristët e filmave.


Ai tha se dje ka qenë përvjetori i Ukshin Hotit, kur është dalë nga burgu dhe është zhdukur. Ai ka përmendur me emra ata që kanë marrë Ukshin Hotin dhe e kanë zhdukur.

Hasani shtoi se në këtë Kuvend kanë diskutuar me dhjetëra herë dhe kanë nxjerrë rekomandime e rezoluta, por asnjëherë nuk janë respektuar.

“Për hirë të atyre që kanë rënë, të burgosurve atje që janë vrarë e masakruar, ku edhe vëllau vëllaun e ka parë duke ia vrarë drejtpërdrejtë, ku janë vrarë me armë të shkurta. Prandaj po kërkoj që ky dialogu për pajtim të paktën t’i kemi ato mundësitë që a ka dikund ndonjë mundësi të ngritet ndonjë akuzë për ata që janë nëpër Serbi. Por nuk kemi qëndruar vetëm kaq, i kemi shkruar edhe Parlamentit Evropian dhe iu kam drejtuar Lunaçekut por ashtu për një veprim, ose veprimet për krimet që ka bërë Serbia në burgun e Dubravës, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. I kam shkruar edhe Këshillit të Evropës, i kam shkuar edhe miqve tanë, ambasadorit Delaëie, por ashtu nuk kemi marrë asnjë përgjigje, do të thotë që një krim kërkohet të heshtet”, theksoi Hasani.

Sipas tij, Ministria e Drejtësisë dhe as Këshilli i Evropës nuk ka bërë asgjë, madje as miqtë ndërkombëtarë nuk janë duke bërë asgjë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori